Bartësi i Listës për Asamble Komunale në Komunën e Vitisë, nga radhët e AKR-së, Besim Imeri gjatë tubimit elektoral në këtë komunë ka thënë se me ardhjen e Behgjet Pacollit në qeveri tashmë në fund të tunelit po shihet drita dhe ka shpresë.
“Kësaj radhe si asnjëherë më parë na është dhënë mundësia të kemi më shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
E duke iu drejtuar të pranishmëve Imeri ka thënë se tashmë duke qenë AKR-ja, pjesë e Qeverisë së Kosovës do të zbutet papunësia në Viti, përcjell arbresh.info.
“Tashmë që është pjesë e qeverisë ka të bëjë më shumë për të zbutur papunësinë dhe kjo vlen posaçërisht për Vitinë e cila ka pasuri tokësore dhe nëntokësore”, ka thënë ai.
Pasi ka përfunduar fjalimin Imeri ka prezentuar edhe kandidatët për Asamble Komunale në këtë komunë./arbresh.info/
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...