Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se inatet e partive politike po e çojnë vendin drejt një krize të re politike.
“Inatet e partive politike po e çojnë vendin drejt një krize të re. E kemi parasysh se qëndrimet janë diametralisht të kundërta dhe nëse PAN-i vazhdon të insistoj që Kadri Veseli të jetë kryeparlamentar, por që nuk i kanë votat e nevojshme, ndërkohë që rivalët politikë thonë se nuk do ta votojnë, besoj se kriza është e pashmangshme”, ka vlerësuar Mushkolaj, për lajmi.net.
Ai më tej ka thënë do të ishte shumë e dëmshme që të bllokohet konstituimi i institucioneve me postin e kryetarit ët Kuvendit.
“Përndryshe është bizare që të bllokohet situata me zgjedhjen e kryeparlamentarit. Kjo do të duhej të ishte një çështje teknike për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë re, për shkak se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk është që bëhet garë për atë se kush e ka shumicën. Gara se kush e ka shumicën bëhet kur vije koha e konstituimit të Qeverisë”, ka shtuar Mushkolaj.
Në fund ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin për një krizë të re, pas krizës në të cilën ishte vendi për rreth 3 vite të Qeverisë “Mustafa”.
Izraeli nis sulme në jug të Libanit
Maqedonci nënshkruan marrëveshje: Turqia do t’i ofroj trajni...
FC Prishtina 01 gati për Main Round, synon suksesin e vitit ...
Arrestohen 13 persona pas një përleshje mes vete në Prishtin...
Policia kërkon ndihmë në kapjen e 34 vjeçarit, i dyshuar për...
Zeka: Siguria kibernetike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme