Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka kërkuar nga imamët e xhamive, që ajetet kuranore të lexohen në gjuhen shqipe.
Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se leximi i ajeteve kuranore është më mirë të lexohen në shqip, sesa në arabisht.
Kjo për arsye se në arabisht, sepse shumica dërrmuese nuk e kuptojnë gjuhen arabe.
Postimi i plotë i imamit Gashi:
“Është bërë traditë në disa xhami të vendit tonë që gjatë Ramazanit të bëhet “khatme” i gjithë Kurani. Shumë imamë nëpër xhamitë tona, çdo ditë e lexojnë nga një “xhuz” (1/30 pjesë e Kuranit) para namazit të sabahut, pas tij ose para drekes, në gjuhën arabe. Mirëpo, shumica dërrmuese e atyre që dëgjojnë, nuk po kuptojnë asgjë prej recitimit!
Kurani i Shenjtë ka zbritur që të meditohen ajetet e tij dhe të punohet me të, prandaj mendoj unë, ma sevap është tua lexojnë xhematit në gjuhën shqipe, sesa arabisht.
Studimi, soditja dhe përsiatja rreth një kaptine të vetme të Kuranit, është më e lëvdueshme të Zotit sesa recitimi i tërë kuranit pa vëmendje gjithashtu”, ka shkruar imami Gashi.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn