Imami i xhamisë në Lagjen e Spitalit, hoxhë Labinot Maliqi, ka vizituar sot bazën ushtarake MSU – Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Maliqi gjatë kësaj vizite ka takuar kapelanit të KFOR-it, Don Vincenzo.


“Pata nderin e veçantë të vizitoj bazën ushtarake MSU – Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe në Prishtinë, me ftesë të mikut tim, Kapelanit të KFOR-it, Don Vincenzo, ku pata gjithashtu kënaqësinë të mirëpritesha dhe të drekoja edhe me përfaqësuesit e Komandës Operative të Karabinierëve Italianë”, shkruan Maliqi.
Sipas tij, gjatë këtij takimi, u shkëmbyen biseda të dobishme dhe kontribut të vyera.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe falënderimin më të sinqertë për Kapelanin Don Vincenzo, për ftesën e tij bujare, mikpritjen e tyre të ngrohtë, bisedën e dobishme dhe kontributet e vyera. E falënderoj Zotin e Plotfuqishëm për miqtë tanë të dëshmuar dhe për partneritetin e qëndrueshëm që forcojnë urat e miqësisë mes popullit të Kosovës dhe Italisë, si dhe mes komuniteteve tona në frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes”, shkruan Maliqi./Arbresh.info/
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin