Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, atë e ka pritur Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të marrë pjesë në Garat Kuranore Ndërkombëtare që po mbahen në Prishtinë, ku do të nderojë me praninë e tij 150 garuesit nga 22 vende të ndryshme.
Përveç pjesëmarrjes në këtë aktivitet fetar, imami i Qabesë pritet të vizitojë edhe disa monumente me rëndësi historike, fetare dhe kombëtare në Kosovë, duke përfshirë objekte të trashëgimisë islame si dhe të historisë së popullit tonë./Arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan