Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka komentuar ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Republikën e Kosovës.
Ai thotë se Vuçiqi po shëtit në veri sikur në pronë të vet. Deda thekson se marrëzia në Kosovë nuk ka fund.
“Në ditën kur midis Ballkanit, në Shkup, kancelarja Merkel thotë edhe njëherë që nuk ka korrigjim të kufijve në Ballkan, e Vuçiqi – duke shëtit nëpër Kosovën veriore sikur në pronë të vetën thotë që “nuk guxon” prej Merkelit të thotë që ajo pjesë e Kosovës është Serbi.
Thaçi e përsërit qëndrimin e tij për “korrigjim të kufirit”/ndarje/shkëmbim të territoreve. E këtë marrëzi e përforcojnë dy kryetarë komunash, ai i Mitrovicës Jugore dhe i Gjilanit”, ka shkruar Deda në Facebook.
Ai shton se, “marrëzia në Kosovë nuk ka fund. Sa mirë që e tilla nuk është vendimtare për të ardhmen e këtij shteti”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...