Bashkëthemeluesi i Alternativës që është pjesë e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në, Ilir Deda, ka thënë se vetëm ky koalicion mund ta mposhtë PDK-në, dhe asnjë parti tjetër, dhe se këtë e kanë të qartë të gjithë, madje edhe ata që sipas tij u treguan kryeneçë dhe vendosën të shkojnë vetë në zgjedhje.
Ai këto fjalë i tha në tubimin elektoral të këtij koalicioni në Hajvali.
“Edhe mos të mashtroheni, vetem ne mund të fitojmë”, tha Deda.
“Asnjë parti tjetër nuk mundet ta fitojë koalicionin e PDK-së, vetëm ky koalicion”.
“Vetëm ne mund të fitojmë, këtë ta kenë qartë të gjithë, edhe ata që e kanë pasur vendin këtu e për kryeneçësi vendosën të shkojnë vetë në zgjedhje”, tha Deda.
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...