Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ( IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës kohore 03-08 mars 2022 në Departamentin e Mikrobiologjisë, IKSHPK, Prishtinë, është kryer sekuencioninimi gjenetik i 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2 me Next Generation Sequencing (NGS) në aparatin MiSeq Illumina.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, sekuencionimi është kryer nga një grup i personelit të IKSHPK-së me ndihmën e dy ekspertëve nga Robert Koch Institute, Berlin, Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm.
“Të gjitha mostrat e SARS-CoV-2 i takonin variantit Omicron, nën-linja BA-1”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se vendosja e kësaj metode të punës në IKSHPK do të përforcojë mbikëqyrjen virologjike të SARS-CoV-2 në Kosovë dhe të patogjenëve tjerë infektiv me rëndësi për shëndetin publik të Kosovës.
“Personeli i IKSHPK-së ka arritur që në vazhdimësi të rris kapacitet e shërbimeve referente mikrobiologjike, përkundër angazhimeve të përditshme në testimin e qindra-mijëra mostrave gjatë dy viteve të fundit të pandemisë me COVID-19”, theksohet në njoftim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se IKSHPK vazhdon të kompletojë dhe përmirësojë kualitetin e shërbimeve në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër