Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ndarë disa këshilla për përdoruesit e pishinave publike.
Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, IKSHPK-ja u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet në vijim:
Ruani higjienën personale
– Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm;
– Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme;
– Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive, të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja);
Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione.
Sjellje e përgjegjshme në pishinë
– Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese;
– Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme;
– Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll;
Ndalohet ndotja e ujit
– Mos urinoni në ujë– dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione;
– Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit– kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte;
– Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë;
Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura
– Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara;
– Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë.
IKSHPK-ja thotë tutje se kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme