Temperaturat e larta, IKShPK tregon masat mbrojtëse ndaj ekspozimit në vendet e punës.
Në njoftim thuhet se temperaturat e larta që mbretërojnë gjatë periudhës së verës ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut e sidomos te grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik, të moshuarit dhe punëtorët.
Këtij rreziku sipas IKShKP-së i nënshtrohen edhe personat që punojnë në mjedise të hapura si bujqësi, pylltari, ndërtimtari, pastrim dhe mirëmbajtje të parqeve, mirëmbajtje dhe rregullim të rrugëve, punonjësit e shërbimeve emergjente si dhe profesioneve tjera që ndikohen nga rritja e temperaturave të ambientit të jashtëm.
“Punëtorët në ambiente të brendshme gjithashtu mund të jenë në rrezik, sidomos nëse punojnë në industri të ngarkuara me nxehtësi ose kryejnë punë fizike, ata që punojnë në makineri që operohen nga kabina pa ftohje (p.sh. vinça), ata që kryejnë punë fizike të rëndë ose ata që duhet të përdorin pajisje mbrojtëse personale në kushte të nxehta”, thuhet në njoftim.
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...