Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det.
Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se pushimet janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar si dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, transmeton Arbresh.info.
Njoftim i plotë:
Këshilla për pushuesit që shkojnë në det
Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.
Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por, që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:
•Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrojeni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.
•Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.
•Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.
•Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.
•Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.
•Mos harroni kapelën tuaj! – Mbrojeni kokën dhe fytyrën nga dielli.
Pushime të mbara!

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...