Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek qytetarët të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër COVID-19, shkruan arbresh.info.
Përmes një njoftimi në Facebook, nga IKSHPK-ja thonë që situata është e qetë dhe stabile, por megjithatë ka apeluar për kujdes në zbatimin e masave preventive.
“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, akoma po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...