Pas 71 rasteve të konfirmuara me coronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të iu përmbahen rekomandimeve të dhëna.
IKSHPK thekson se qytetarët mund të ndihmojnë vetëm duke qëndruar në shtëpi.
“Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa. Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste me coronavirus, ndërsa ditën e diele u shënua edhe viktima e parë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...