Sot bëhen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, të cilat u diagnostikuan më 13 mars 2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Sipas IKSHPK-së, përballja me pandeminë nisi me një virus të panjohur për vendin dhe për botën, por institucionet shëndetësore arritën të japin një shembull të menaxhimit që u vlerësua edhe ndërkombëtarisht.
“Ndonëse u gjetëm para një shkaktari të panjohur për ne dhe për tërë botën, ne treguam shembull që dha rezultat në vend dhe u shqua e u njoh nga bota”, thuhet në njoftim.
Instituti thekson se gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi dy milionë testime për virusin SARS-CoV-2 në Kosovë.
“Nga data 13 mars 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi 2 milionë mostra për SARS-CoV-2, janë konfirmuar 276,300 raste pozitive, ndërsa janë regjistruar 3,238 humbje jete”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu thuhet se koordinimi institucional dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i informatave kanë qenë kyçe në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë.
“Koordinimi, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët, dëshmuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është forca më e madhe në kohë sfidash”, thotë IKSHPK.
Sipas tyre, përvoja e fituar gjatë pandemisë ka ndikuar që sistemi i shëndetit publik në Kosovë të jetë më i përgatitur për përballjen me sfida të ngjashme në të ardhmen.
“Sot, sistemi i shëndetit publik është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme të shëndetit publik”, përfundon njoftimi.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë