Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës po kërkon nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna deri më tani dhe të mos dalin përgjatë orëve të lira të lëvizjes. Sipas IKSHPK-së, qytetarët po rrezikojnë vetën dhe familjarët e tyre me daljet e panevojshme
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në, Prishtinë, Prevallë dhe në Brezovicë janë mbledhur grumbuj të njerëzve.
Instituti i Shëndetit Publik po kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të mos dalin pa nevojë.
“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja! Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve! Kjo është e rrezikshme!”, thekson IKSHPK-ja.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër