Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime në kushtet e motit.
Sipas IHMK-së, nga dita e martë parashihen reshje, ku në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në viset e ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë-herë mund të përzihen edhe me borë, shkruan Arbresh.info.
Temperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16°C.
“Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore. Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela. Në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (16-20 mars 2026):
E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale:-2 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 13- 16°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s
E martë
Mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.
Temperaturat minimale: 0 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 9-12°C
Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-9m/s
E mërkurë
Moti kryeisht i vranët
Temperaturat minimale: 1deri 3°C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot I vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale:1 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 10 deri 13°C
Era: nga veriperendimi 1-6m/s.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Tmperaturat maksimale: 9 deri 12°C
Era: nga drejtimi i verilindja 1-5m/s./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...