Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga 05 deri më 06 janar të këtij viti, në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur reshje mesatarisht 43mm l/m2.
Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore:
Drini Bardhë: 76.2 mm
Ibri: 27.8 mm
Morava e Binçës 19.9 mm
Lepenci: 47.9 mm
Shumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesë perëndimore dhe qendrore të vendit, IHMK-pja thotë se gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.
Situata më e vështirësuar, sipas IHMK-së, paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, lumi Drenica, lumi, Istogut etj. (sidomos degët e tyre – përroskat me karakter malor).
IHMK-ja thotë se lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si: Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin probleme./Arbresh.info
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...