Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi ka thënë se KGjK-ja ka bërë gjithçka për të siguruar të dhënat e kërkuara në një periudhë të shkurtër kohore dhe për të siguruar të dhënat sa më të sakta që ishte e mundur për lansimin e raportit të vlerësimit të sistemit gjyqësor, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se ky raport është mjaft interesant sepse ofron një qasje krahasuese të sistemit gjyqësor të Kosovës me të dhënat e 14 vendeve tjera.
“Dua të them se është një raport mjaft interesant dhe ofron një qasje krahasuese të sistemit gjyqësor bazuar në indikatorët konkret duke i krahasuar të dhënat mbi sistemin gjyqësor të Kosovës me të dhënat e 14 vendeve të tjera. Sikurse numri i gjyqtarëve por edhe numri i personelit të gjykatave, buxheti i alokuar për sistemin gjyqësor dhe buxheti për ndihmë juridike. Ky raport identifikon disa prej vështirësive kryesore me të cilat gjykatat po përballen që nga viti 2014. Tanimë është e rëndësishme të fillohet mbledhja e të dhënave të fundit duke përdorur metodologjinë e njëjtë për të parë se si funksionojnë gjykatat”, ka thënë ai./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...