Paralajmërimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në kuadër të dialogut të Brukselit do të kërkojë korrigjimin e kufijve, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, është pasuar me një kundërpërgjigje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili haptazi ka shfaqur ambiciet e Serbisë për ta marrë veriun e Kosovës.
Sipas Zërit, pavarësisht se Thaçi në vazhdimësi po zotohet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, Vuçiq në deklaratën e tij të fundit ka paralajmëruar ndarje të serbëve të Kosovës nga shqiptarët.
Monitoruesit e procesit të dialogut vlerësojnë se idetë për shkëmbim territoresh ose korrigjim kufijsh janë tejet të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por për tërë Ballkanin.
Sipas tyre, një gjë e tillë do të bënte që edhe shqiptarët e Maqedonisë të kërkonin një ndarje të tillë e po ashtu edhe serbët e kroatët që jetojnë në Bosnjë. /zeri/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...