Policia ka identifikuar personin që me veturën e tij ka lëvizur nëpër sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Këto pamje ishin publikuar nëpër portale ditë më parë.
“Ndërkohë që policia ka parë pamjet e tilla, menjëherë ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin e veturës”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas shumë veprimeve të ndërmarra, policia ka identifikuar veturën si dhe ngasësin e veturës; A. B, mashkull, 21 vjeç, ndaj të cilit menjëherë ka shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...