Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se nga rritja e rasteve të reja me COVID-19 që po regjistron vendi, janë prekur të gjitha komunat.
Ibrahimi, në “Edicionin Special”, tha se mijëra nxënës dhe mësimdhënës janë infektuar me COVID-19 dhe problematike mbetet zëvendësimi i mësimdhënësve, njofton Klankosova.
“Dje kemi pasur takim me drejtorët komunalë të arsimit dhe të gjithë ishin të mendimit se situata është rënduar, pasi kemi me mijëra nxënës dhe mësimdhënës të infektuar me COVID-19”.
“Shqetësimi më i madh i tyre ishte pamundësia e zëvendësimit të mësimdhënësve që po infektohen me COVID-19. Kemi bërë kërkesë në MASHT që zëvendësimi i mësimdhënësve të bëhet më shpejt, pasi prej kësaj më së shumti po pësojnë nxënësit”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi, mes tjerash, tha se të gjithë drejtorët ishin dakord që të vazhdojë mësimi me cilindo skenar.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë