Lufta në Ukrainë ka shtuar zërat se mund të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Por, sipas opinionistit Ilir Ibrahimi, kjo punë nuk përfundon me shkrimin e një letre.
Ibrahimi, në ‘Rubikon’ tha se ky proces kërkon angazhim shumë serioz.
“Në afatmesëm padyshim se Kosova duhet ta ketë synim NATO-n shumë më tepër sesa Bashkimin Evropian. Por duhet të punohet dhe nuk është një përgjigje që të dërgohet një letër dhe të marrësh pranimin, por duhet shumë punë e madhe”.
“Unë mendoj që Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum në atë që ka qenë pengesa kryesore e formësimit të plotë të shtetësisë së Kosovës, dialogu”.
“Anëtarësimi në NATO nuk është diçka që zgjohesh në mëngjes dhe e shkruan një letër dhe thua: Okay, kjo është dëshira ime. Duhet angazhim shumë serioz”.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten