Të hënën mbrëma është arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti kishte detyruar një person që të i jap 118 mijë franga zvicerane.
I dyshuari i kishte kërkuar 118 mijë franga me arsyetimin që ai i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 05.07.2021 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte detyruar viktimën mashkull kosovar, që të i jap 118 mijë franga zvicerane me arsyetimin që ai (i dyshuari) i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...
Erdogan: Turqia po bën çmos për të parandaluar konfliktin SH...
Liverpooli mund ta shkëmbejë Mac Allisterin me yllin e mesfu...
Nesër seanca për buxhetin e Prishtinës
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit