I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person rreth 45 vjeçar

22:45 | 22 Mars 2026
E.G

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është  rreth moshës  43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe dy persona të plagosur, njëra prej tyre e dyshuara për vrasje.

Policia dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura

 

Shpërndaje në rrjete sociale