Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi ia ka vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, e dyshuara në shenjë revolte kishte shkrepur një fishek, shkruan Arbresh.info.
Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 22.02.2025 – 20:50. Me 23.02.2025 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë. Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot