Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një vjedhje në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një grua ka raportuar se një i panjohur i ka vjedhur çantën e krahut, ku kishte dokumente personale.
Lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Veri 22.01.2024-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuar i panjohur i ka vjedhur çantën e krahut dhe është larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankueses, në çantë kishte dokumentet personale. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar kosovar të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë