Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, shkruan arbresh.info.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për vazhdimin e mandatit të kryetares së Komisionit për verifikimin e viktimave të krimit, gjyqtares Nesrin Lushta.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë pro këtij propozimi.
Sipas tij, Lushta ka udhëhequr me përgjegjësi këtë komision për katër vjet dhe se ka marrë pjesë në shumë takime e diskutime për këtë çështje.
“Kërkojmë vazhdimin e mandatit të kryetares së Komisionit për verifikimin e viktimave të krimit gjyqtares Nesrin Lushta”.
“…për 4 vjet ka qenë kryetare e komisionit dhe ka dëshmuar se këtë punë e ka bërë me përgjegjësi. Ka marrë pjesë në shumë takime e trajnime në lidhje me këtë çështje”, tha ai./arbresh.info/
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...