I shoqëruar nga Haxhiu, Basha viziton Prekazin dhe bën homazhe te varret e Rugovës dhe Demaçit, dy ditë pas kërkesës për falje lidhur me shkrimin kundër UÇK-së

13:35 | 3 Shtator 2025
E.K

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu, kanë bërë homazhe në disa vende të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Ata filluan në Prekaz, ku nderuan sakrificën e Familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Më pas vizituan varrin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe varrin e Adem Demaçit, dy nga figurat më të mëdha të historisë sonë.

Homazhet përfunduan në Memorialin e Heroinave, ku përkujtohen gratë që u dhunuan gjatë luftës.

Kryetari Dimal Basha tha se këto homazhe janë një mënyrë për të kujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuesit e lirisë sonë. Është obligim dhe detyrë e jona e përhershme që ta vazhdojmë rrugën që ata trasuan me veprat e tyre”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme