Një 37 vjeçar nga Gjilani ka vdekur sot derisa ishte duke punuar në një kanal, pasi ishte shembur dheu dhe ai kishte pësuar lëndime të rënda.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me 22 shtator rreth orës 11;30 Policia e Kosovës është njoftuar se një person është sjell në qendrën emergjente në Gjilan i lënduar rëndë. Nga hetimet e para mësohet se derisa viktima shqiptar shtetas i Kosovës 37 vjeç me banim ne Gjilan ishte duke punuar në një kanal është shembur dheu dhe si pasojë ai ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan ku edhe përkundër ndihmës që kanë tentuar ti japin mjekët ata vetëm kanë mundur me konstatuar vdekjen e tij.
“Policia e Kosovës, njësitet përkatëse dhe prokurori i shtetit kane dal ne vendin e ngjarjes. Në bazë të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti dhe deklaratave të dëshmitarëve okular dhe familjarëve të viktimës qartë është vërejtur se rasti ka qenë aksidental, për çka edhe nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar ‘vdekje aksidentale’. Rasti është duke u hetuar”, ka theksuar Hashani./indeksonline
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...