I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjendje të rëndë, po operohet në QKUK

23:32 | 4 Shkurt 2026
Q L

Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla tha për media se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.

“Gjendje e rëndë, por stabile për momentin, jonë kry egzaminimët e nevojshme si dhe intervenimi operativ në sallën e QE, nga ekipët e ortopedisë dhe k. vaskulare, është transferu në MIQ për trajtim të meturjeshëm”, tha Syla.

Lidhur me rastin, Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, tha se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai.

Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari për plagosjen e 40 vjeçarit te pika e karburantit

Të shtëna me armë zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë, plagoset një person