I mbijetuari i aksidentit të mbrëmshëm është një 17 vjeçar i cili aktualisht ndodhet në QKUK, ku po trajtohet.
Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për “arbresh.info” duke thënë se personat e vdekur janë të moshës 53 vjet dy meshkuj, një femër 50 dhe një tjetër 47 vjeçe.
“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar . dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000”, tha Krasniqi.
“Arbresh.info”, ka provuar të kontaktoj edhe Emergjencën por ende nuk ka marrë përgjigje për gjendjen e të mbijetuarit.
Aksidenti i pasmesnatës ka ndodhur në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Vetura e aksidentuar është e tipit “Audi” me targa gjermane./Arbresh.info
Sekuestrohet automjeti i kosovarit në Gjermani, kishte plot ...
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...