I është konfiskuar telefoni vëllaut të Salih Mustafës (Calit), Arben Mustafës me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo është bërë nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala.
“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.
Sipas tij, “ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”.
Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Salih Mustafën me 26 vite burgim për krime lufte.
Kujtojmë që EULEX-i, mbrëmë i ka konfiskuar telefonin edhe ish -Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit./Arbresh.info
Lexo edhe:
Remi deklarohet pas lirimit, thotë se i është sekuestruar telefoni
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...