I kërkuar nga Gjykata, arrestohet mitrovicasi në Aeroport

09:43 | 10 Maj 2023
Emir Abduramani

Një person nga Mitrovica është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë i kërkuar nga Gjykata, dhe në momentin kur ka shkuar në aeroport, është identifikuar dhe është arrestuar, me c’rast është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“ANP Adem Jashari 09.05.2023 – 16:39. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info