Një person është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës, nën dyshimin për veprën penale “detyrim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas autoriteteve, i dyshuari i kishte kërkuar 5,000 euro një punëtori të një autolarjeje, me arsyetimin se nga vetura e tij ishte vjedhur një sasi droge me vlerë të njëjtë.
“Fsh. Shupkofc, Mitrovicë Jug 05.07.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...