Një banor i fshatit Jabllanicë të Gjakovës ka treguar se si fillimisht është telefonuar nga dy prindërit e viktimës I.Rama
Ai tha se tre viktimat i kanë nxjerrë me një traktor nga gërmadhat.
“Në telefon më thanë se s’jane lajmëruar nga ora 16:00. U takova me prindërit e fëmijëve. Tu fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirrë në telefon, i kem dëgju telefonat duke ju dridh nër plloqë”, ka thënë ai.
“Vdekja e tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës, Policia thotë se objekti është shembur në rrethana të panjohura
“Kemi thirrë kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”, tha për Syri TV, Përparim Ademaj, banor i fshatit Jabllanicë.
‘
Në raportin 24 orësh të policisë tha se objekti është shembur në rrethana të panjohura.
Tragjedia në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ndodhi të shtunën rreth orës 23:00.
Ekipet mjekësore kishin konstatuar vdekjen e tre të miturve në vendin e ngjajres, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...