Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të një dërgese mallrash, kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim.
Gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, Dogana ka konstatuar se mallrat nuk përbëjnë lëndë të parë, por janë produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.
“Me këtë veprim, është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni shtesë përkatës, përfshirë certifikatën për import të produkteve farmaceutike të gatshme”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës së Kosovës, vlera totale e mallrave arrin rreth 49 mijë euro.
“Ky rast përbën kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të deklarimit të pasaktë të të dhënave doganore me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve fiskale”.
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri
Integrimi në BE, Rama paralajmëron sfida për prodhuesit ushq...
Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro
NATO-ja shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbut...
Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmi...