Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull shtetas i Kosovës.
Ata dyshohen se i kanë ekspozuar armët në rrjetet sociale.
Pas intervistimit, 30 vjeçari F.B, ka pranuar se posedon armë në mënyrë të paautorizuar.
I njëjti i ka dorëzuar dy pistoleta, dy karikatorë dhe gjashtë fishekë.
“Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës