I digjet shtëpia në Slloveni, vdes mërgimtari nga Kosova

17:50 | 13 Mars 2023
Emir Abduramani

Një shqiptar nga Kosova ka vdekur në Maribor të Sllovenisë dje pasi i është djegur shtëpia.

Këtë e njoftoi Ambasada e Kosovës në Slloveni, e cila tha se nga ky rast tragjik ku vdiq burri nga Kosova, ka mbijetuar gruaja e tij, e cila sot është vizituar nga ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, përcjell arbresh.info.

Burri që ndërroi jetë ka qenë nga fshati Malishevë i Gjilanit.

“Me këtë rast edhe një herë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, dhe urojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të ngjashme