I dehur kërcënoi se do djegë një lokal në veri, arrestohet nga policia

23:19 | 13 Maj 2025
E.H

Një 36-vjeçar është arrestuar sot në afërsi të sheshit “Car Lazar” në veri të Mitrovicës pasi kishte kërcënuar një person se do t’ia digjte lokalin.

Veton Elshani, zëdhënës i policisë për veriun për Arbresh.info ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në kohë rekord nga policia dhe të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkool dhe dokumentet personale të tij.

Elshani tha se i dyshuari kishte tentuar ta pengoj thirrjen e policisë si dhe nga dëshmitarët është raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa gra në rrugën “Çlirimi”.

“Më date 13.05.2025, rreth orës 15:20, Drejtoria Rajonale e Policise Mitrovicë Veri është njoftuar për një rast kanosje në një lokal në rrugën “Kral Petri”, Mitrovicë ne aferi te sheshit “Car Lazar”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin Z.I 36 vjeq, disa metra larg vendit të ngjarjes. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet personale të tij”, tha Elshani.

“Sipas ankuesit, i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur se do ta digjte lokalin. Gjithashtu ne baze te deklarimeve te nje deshmitari i dyshuari ka tentuar ta pengoj thirrjen e policis, po ashtu nga deshmitaret eshte raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa femra në rrugën “Çlirimi”, për çka i është shqiptuar një tiketa në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike sipas ligjit, 03/L-142 Neni 5 paragrafi 2”, tha Elshani

I dyshuari pasi është dërguar në stacion policore ka rezultuar nën ndikim të alkoolit (0.74 ‰).
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Kanosje” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe thika është konfiskuar.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre për sigurinë publike. Njëkohësisht, inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar apo sjellje të rrezikshme në numrin emergjent 192, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt për të gjithë”, tha elshani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale