Mitrovica është tronditur mëngjesin e 20 shtatorit, nga një ngjarje tragjike, ku mbeti i vrarë një person pasi u qëllua me armë zjarri, në qendër të qytetit.
Një javë ka kaluar një javë që nga akti kriminal, ku i dyshuari për vrasjen nuk është arrestuar ende.
Viktima ishte 45-vjeçari, Florim Zeqiri, ndaj të cilit, tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Valdrin Salihu kishte shkrepur gjashtë plumba.
Një ditë më vonë, policia identifikoi personin e dyshuar, që ishte 33 vjeçari, Valdrin Salihu. Madje, policia e shpalli në kërkim të dyshuarin, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.
Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se ai është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.
“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin”, kanë thënë nga Prokuroria./Arbresh.info
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...