Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.
Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë, raporton Arbresh.info.
Ai është futur në një nga vetuart e policisë së EULEX-it.
“Tani u arrestu nga policia e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi.
Ai thotë se bastisjet në zyrat e OVL-UÇK-së po vazhdojnë.
Nuk dihet arsyeja e arrestimit nga EULEX-it, policia e të cilit angazhohet për t’i kryer operacionet e Tribunalit Special.

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...