Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez për hapjen e negociatave për hyrje në BE.
Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se ky vendim ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe i njëjti duhet mirëpritur.
Ai ka shtuar se ky është një vendim që do të ndikojë edhe për Kosovën.
Kjo pasi që sipas tij, në një të ardhme të afërt, Kosovës duhet t’I hapen dyert e integrimit.
Postimi i plotë i Hysenit:
Vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi sot propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian është për t’u mirëpritur. Ky vendim racional i kuvendit ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut, si dhe të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, së cilës, në një të ardhme të afërt duhet t’i hapetn dyerët e integrimit. Bashkimi Evropian do të jet i plotë vetëm pasi të ketë në gjirin e saj 6 vendet e Ballkanit Perendimor./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK