Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës, nesër do të mbajë takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në Komunën e Prishtinës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni, si komuna Podujevës, komuna e Fushë Kosovës, komuna e Drenasit, komuna e Lipjanit, komuna e Obiliqit dhe komuna e Graçanicës.
Hyseni gjatë takimeve të zhvilluara në komunat e Kosovës mbi çështjen e sigurisë, ka thënë se Kosova ka arritur që me sukses të luftojë ekstremizmin dhe radikalizmin, duke thënë se nuk është shënuar asnjë për shkuarjen e kosovarëve në luftërat në Siri e Irak kohëve të fundit.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale