Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë sportistët në këtë qytet.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë prej 2.7 miliomë euro për rinovimin e palestrës sportive në Gjilan.
“Fundviti me super investim në Gjilan! Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë palestrën e sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë se Gjilani është një qytet i pasur me shumë skuadra sportive që kanë nxjerrë në pah shumë sportist të suksesshëm duke filluar nga karate, basketbolli e sporte të tjera.Arbresh.info
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK