Ish-ministri Skënder Hyseni, ka reaguar pas takimit të zhvilluar dje në Washington në mes të Sekretarit Amerikan të Shteit, Antony Blinken dhe krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Hyseni ka komentuar deklaratën e Blinken pas takimit, duke thënë se në të kishte porosi të qarta.
Lideri i LDK-së në një postim në Facebook ka thënë se një takim i tillë në Washington duhet mirëpritur, nderisa shpreson që liderët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me njohje të ndërsjellë.
“SHBA po demonstron përkushtimin për Kosovën. Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjëllë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë”, ka shkruar Hyseni./arbresh.info/
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës