Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal, në shkresën e drejtuar ndaj ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Hyseni ka thënë që afatet ligjore për votimin e buxhetit janë kaluar, shkruan Arbresh.info.
“Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën C, për arsye të mos votimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhet në kërkesë.
Tutje, Hyseni ka përmendur si arsye të kësaj kërkese pamundësinë për të raportuar si kryetar në këtë kuvend, mos bartjen e buxhetit të mbetur nga viti i kaluar në vitin aktual dhe mos futjen në rend dite të votimit të buxhetit komunal./Arbresh.info/
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu