Hyseni bisedon në telefon me Avramopoulosin, kërkon datën e saktë për liberalizimin e vizave

21:12 | 19 Dhjetor 2015
M. A.

Ministri për Punë të Brendshme sot ka pasur një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili sipas postimit të ministrit në Facebook ka përgëzuar Kosovën për punën e madhe që ka bërë në plotësimin e kritereve ng udhërrëfyesi.

Ministri Hyseni ka kërkuar nga komisionari që pas vlerësimit për kriteret, qytetarët e Kosovës me të drejt presin edhe rekomandimin si dhe datën për lëvizje të lirë në zonën “Schengen”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të ministrit Hyseni:

Të dashur miq,

Qytetarë të nderuar,

Sot kam pranuar një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Me komisionierin Avramopoulos, zhvilluam një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore rreth procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Avramopoulos përgëzoi Kosovën për punën e madhe që është bërë për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi të cilën e ka vlerësuar si pozitiv. Nga ana ime thekosova se përkushtimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera p? ?r plotësimin e kritereve ka qenë i madh .

Për këtë arsye nënvizova se kosovarët me të drejt presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimin dhe datën për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

Z. Avramopoulos ndërkaq theksoi se BE vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt.

Komisioneri Avramopoulos më njoftoi se planifikon ta vizitoj Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave. E falënderova komisionerin për thirrjen telefoike dhe angazhimin, dhe i bëra thirrje që, pas vlerësimit për kriteret, edhe rekomandimi të ndodhë sa më shpejt.

Avramopoules theksoi se qytetaret e Kosovës duhet të ndjehen të kënaqur me raportin e publikuar dje.

Shpërndaje në rrjete sociale