Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të dalë sa më parë me rekomandimin për liberalizimin e vizave në Kosovë
Gjithashtu në postim ai ka shkruar se Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave në Bashkimin Evropian.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:
“Bashkimi Evropian të dalë sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave në Bashkimin Evropian.
Kosova së shpejti plotëson të gjitha kriteret nga Udhërrëfyesi i vizave dhe pret vlerësim pozitiv. Çështja e vizave është bërë çështje që tejkalon kornizën e kritereve thjeshtë teknike. Është bëre preopkupm politik dhe emocional i qytetarëve të Kosovës. Mendoj se izolimi dhe privimi i mëtejm I qytetarëve të Kosovës nga e drejta e lëvizjes së lirë, pa viza, në Zonën Schengen është i padrejtë. Shpresoj se Komisioni I BE-së së shpejti do të aprovoj një raport të ekspertëve për plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave.”/arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...