Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj Shkëlzen Gashi, duke e akuzuar këtë të fundit për deformim të historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në reagimin e tij, Durmishi ka rikujtuar një përplasje të ndodhur në vitin 2005, duke pretenduar se në atë kohë e kishte përzënë personalisht Gashin nga zyrat e Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, arsyeja e përjashtimit kishte të bënte me, “tendencën për të deformuar historinë dhe luftën e drejtë të UÇK-së”.
Durmishi ka kritikuar gjithashtu institucionet për lejimin dhe financimin e, sipas tij, aktiviteteve që përçojnë narrativa të tilla, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
“Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, ka shkruar ai.
FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...