Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka theksuar se pjesa më e madhe e jetës politike të Ibrahim Rugovës ka qenë kundër qëndrimit zyrtar të SHBA-ve.
“Gjithsesi le të kujtojnë në cilin vit SHBA e kanë mbështetë për herë të parë zyrtarisht kërkesën e Rugovës për Republikë, pavarësi ose bashkim me Shqipërinë – tri opsionet e Rugovës.
Deri atë ditë Rugova ka qenë kundër qëndrimit amerikan, dhe amerika kundër qëndrimeve të Rugovës”, ka shkruar Feraj.
Ja postimi:
Pjesa më e madhe e jetës politike të Ibrahim Rugovës ka qenë kundër qëndrimit zyrtar të SHBA-ve.
Prej vitit 1990 asnjë prej tre opcioneve të famshëm të Rugovës nuk mbështetej nga presidentët e SHBA-ve.
Kundër kërkesave amerikane, Rugova as populli nuk hoqi dorë prej asnjërit prej tyre.
Me këtë siguroi miqësinë dhe aleancën me amerikanët
Në fund, SHBA erdhën zyrtarisht te njëri prej opcioneve tanë: Kosova shtet i pavarur.
Shumica e “rugovianëve” mustafistë nuk e dinë këtë fakt, sepse as atëherë e as sot nuk dinë asgjë.
Gjithsesi le të kujtojnë në cilin vit SHBA e kanë mbështetë për herë të parë zyrtarisht kërkesën e Rugovës për Republikë, pavarësi ose bashkim me Shqipërinë – tri opsionet e Rugovës.
Deri atë ditë Rugova ka qenë kundër qëndrimit amerikan, dhe amerika kundër qëndrimeve të Rugovës.
Nuk po flasim për UÇK-në që i dërguari amerikan, Gellbard, e shpalli terroriste, pastaj aleatin e vet kryesor, në vend të Rugovës.
Moti sot me vranësira, shi dhe borë
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma